E ftuar ditën e sotme në studion e ‘Shqipëria Live’ është mjekja toksikologe, Suela Xhufi, e cila në kuadër të operacionit policer ‘Tempulli’ ka dhënë një rast të rëndë për të gjhithë teleshikuesit e Top Channel.

Xhufi ka treguar për rastin e një pacienti të saj, i cili kishte konsumuar drogë sintetike.

“Kishte konsumuar vetëm një cigare marjuanë  e cila ishte sintetike dhe ai kishte kaluar në epilepsi. Dhe ishte vetëm një cigare, hera e parë në jetën e tij. Dhe këto efekte të drogës sintetike janë shumë herë më të renda.”- tha Suela Xhufi.