Kredia duhet të vijojë të rritet, por në mënyrë të kujdesshme dhe të shëndetshme.

Ky ishte një nga mesazhet e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në takimin me drejtuesit e bankave tregtare, ku mori pjesë edhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.

Përballë zgjerimit të kreditimit dhe kërkesës në rritje për financim, Banka e Shqipërisë nënvizon nevojën për të ruajtur standardet dhe cilësinë e kredisë, ndërsa në horizont mbeten edhe rreziqe që kërkojnë vëmendje.

Stabiliteti financiar, ecuria e ekonomisë dhe një kreditim i qëndrueshëm ishin në fokus të dialogut mes bankave dhe institucioneve.