Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura dhe kryesisht në relievet malore në lindje si dhe zonën e jugut.

Në relievet malore të zonës së jugut dhe verilindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra dhe të
dobëta.

Në relievet e larta malore të zonës së jugut qarqet Vlorë dhe Gjirokastër reshjet e shiu në periudha tepër afatshkurtra në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.