“Presim që sot të jetë 39 gradë temperatura, nesër 40”. Ky ishte parashikimi i motit nga meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja.

“40 gradë në Shkodër, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër. Tirana, Durrësi dhe Fieri pritet që të qëndrojnë te 39 gradët. Më pas, e premtja nis të freskohet gradualisht. Presim që në zona të caktuara, temperatura minimale të jetë 28-29 gradë”, tha Porja.

Sipas meteorologes, “diferenca vetëm 10 gradë mes temperaturës minimale dhe asaj maksimale është mbytëse”.

“Nuk arrin trupi të çlodhet të paktën në një interval prej 1 ore. Temperaturat minimale do të normalizohen vetëm pas ditës së dielë”, theksoi Porja.

“Nga e marta dhe në vijim ulen temperaturat. Nga sot deri të premten presim edhe 41 gradë Celcius. Ndërsa nga e marta maksimalja do të jetë 35-36. Ndërkohë, në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit presim një tjetër valë të nxehti në territorin shqiptar”, u shpreh Tanja Porja.