Meteorologia e njohur, Lajda Porja, ka qenë mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e emisionin “Wake Up”, ku ka bërë parashikimin e motit për muajin gusht.

Sipas saj, java e parë e gushtit pritet të shënojë temperaturat më të larta të gjithë verës. Ajo shtoi se do të ketë pas datës 13 gusht një normalizim të temperaturave si dhe reshje shiu, rrëbeshe dhe breshër.

Porja vijoi duke thënë se kjo do të zgjasë pak ditë dhe më pas do të rikthehet sërish vala e të nxehtit.

 “Zakonisht vlerat më ekstreme janë shënuar në Qarkun e Elbasanitdhe Beratit dhe Gjirokastra, ndërkohë gjatë kësaj vere, që nga qershori ka shënuar 42 gradë deri tani, Shkodra, zona e Koplikut, Elbasani dhe Berati. E më pas në vijën e dytë vjen Tirana, Fieri, Gjirokastra që lëvizin vetëm me një gradë, në shumë raste edhe vetëm me një gjysmë grade. Po flasim për vlerat maksimale në rang territori. Pritet që Shkodra dhe Elbasani.

Megjithatë, gjatë këtyre ditëve dhe më përpara dhe ditët që na presin janë Shkodër, Berat dhe Elbasan. Ndryshimi ndërmjet tyre është shumë i vogël, që mund të jetë 02.2-0.3. Që do të thotë, nëse në Koplik do të shënojë 42, mund të jetë në 41.8 ose 41.9 Berati ose Elbasani t’i afrohet.

Sot presim të jetë dita më e nxehtë e gjithë javës edhe e muajit korrik. Presim një maksimum 42 gradë, mund t’a tejkalojë. Tejkalimi mund të jetë me 0.3 ose maksimumi me gjysmë grade. Ndihet pak freksët pasi fatmirësisht gjatë kësaj vale që po goditemi, mëngjeset ende nuk kanë kapur atë pikun, temperaturat e larta dhe mbeten relativisht të freskëta. Në zonat malore kanë temperatura 14-15 gradë, është pak më freskët. Por në momentin që afrohet 10, nga ora 10 deri në 16:00 – 17:00 ndihet një vapë përvëluese. Vlerat maksimale shumë të larta. Edhe dje ka qenë afërsisht 41 gradë, por sot ndryshimi është se zgjerohet harta me vlerat 40-41-42 gradë. Pra depërton më në thellësi vala afrikane, do mbetet prezente të paktën deri më datë 13 gusht ose le të themi pjesa e parë e gushtit shumë përvëlues.

Kemi në fundjavë një tërheqje të lehtë, ka një freskim në shumë zona, në disa zona me 1 gradë dhe në të tjera me 2 gradë. Por sërish fillimi i javës tjetër sjell temperatura të larta.  

Harta e temperaturave për gushtin me ngjyrat e kuqe, mavi dhe pink. Sa më e thellë të jetë ngjyra pink, aq më të larta janë temperaturat. Dhe kemi edhe vlerat normale. Zonat malore 27.5, zonat e ulëta 30.3 dhe 29.5 duhet të jenë vlerat që ne jemi në kushtet ideale të një korriku normal.

Kemi sinjale që java e parë e gushtit të shënojë temperaturat më të larta të gjithë verës. Do të jetë një ndryshim me gjysmë gradë se ne kemi regjistruar 42 gradë, por presim që vlerat maksimale në disa zona të caktuara që mund të jetë Cërriku, Lazarati, Kopliku, Ura Vajgurore që mund të kapin 43 gradë për javën e parë të gushtit.

Do të jetë i nxehtë, përvëlues dhe relativisht i thatë. Që do të thotë, që të paktën deri në 10-ditëshin e parë nuk presim që të kemi ndonjë stuhi. Nga data 13, pas valës, presim gjithmonë një 24 orë ose mund të jenë 2 ditë, që do të kemi stuhi, rrebeshe, breshër. Zgjat shumë pak në kohë dhe më pas kemi sërish temperatura të larta.

Por pjesa e parë e gushtit është shumë më e nxehtë krahasuar me pjesën e dytë. Tashmë kemi parë që këto valët nuk janë më të shpërndara, homogjene që vinin një valë në korrik dhe një gusht. Kemi patur valë të nxehtit në qershor, 2-3 në korrik, do kemi dhe në gusht.

Do kemi një shkëputje, pra nga data 13 gusht dhe mund të jenë 3-4 ditë më normale, duke normalizuar temperaturat. E sërish mund të kemi një valë që zgjat 3-4ditë.

Pretendohet që ky të jetë një ndër vitet më të nxehta në rang global”, tha Lajda Porja.