
“PRIMUM NON NOCERE” Cit.: Dogmë mjekësore (shqip: “Së pari mos bëj dëm”) Miqtë e mi! Një lutje për të gjithë! Në kuadrin e frenezisë së trajtimit të COVID-19, po rendim drejt skajit tjetër mjekësor, atij të MBITRAJTIMIT!
Kujdes, medikamentet kur nuk përdoren në mënyrën e duhur dhe në kohën e duhur, jo vetëm që nuk ofrojnë asnjë efekt por ushtrojnë efekte anësore negative të njohura e të panjohura.
Ky është rasti edhe i kortizonikëve, të cilët po jepen si karamele edhe në Shqipëri.
Indikacioni i vetëm klinik për dhënien e kortizonikëve është te pacientët e sëmurë rëndë, potencialisht në detres respirator.
NUK JEPEN KORTIZONIKË NË FORMAT E LEHTA! AQ MË KEQ QË DITËN E PARË TË DIAGNOZËS!
Studiuesit e qendrës prestigjioze Mayo Clinic, Rochester – SHBA kryen një meta-analizë (maja e evidencës mjekësore) mbi përdorimin e kortizonikëve në COVID-19 dhe raportuan në revistën CHEST më 28 tetor 2020 se:
KORTIZONIKËT E RRISIN VDEKSHMËRINË E PËRGJITHSHME ME 2.3 FISH! (Figura 3 e artikullit)

Në rastet e sëmura rëndë kortizonikët e ulin vdekshmërinë me 35%. (Figura 4 e artikullit)

Vdekshmëria e rritur te pacientët që përdorin kortizonikë vjen si rrjedhojë e efekteve të njohura protrombotike të kortizonikëve e kombinuar me efektet anësore negative të kortizonikëve si superinfeksionet, aspergiloza pulmonare e lidhur me COVID-19, hiperglicemia dhe hipertensioni arterial.
Të gjitha efekte anësore të njohura miqtë e mi! Pra: Mos merrni dhe mos jepni kortizonikë në fazat e para dhe të lehta të sëmundjes!
KORTIZONIKËT E DHËNË PA KRITER RRISIN GJASAT E VDEKJES! Kujtoni: PRIMUM NON NOCERE; Asnjë mjekim nuk është karamele; Mos i trajtoni si të tillë.

