Mungesa e reshjeve gjatë gjysmës së dytë të vitit ka ndikuar në prodhimin e energjisë elektrike në vend. Të dhënat e fundit nga Instituti i Statistikave tregojnë se hidrocentralet, panelet diellore dhe ato eolike prodhuan rreth 1.75 milionë megavat-orë, krahasuar me 1.84 milionë megavat-orë në të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Hidrocentralet publike kanë prodhuar 14% më pak, ndërsa koncensionarët privat rreth 15% më pak. Nga ana tjetër, energjia nga burimet e rinovueshme, kryesisht fotovoltaikët, është dyfishuar, duke arritur 288 MWh.
Konsumi vendas ka shënuar rritje 3.3%, ndikuar edhe nga zhvillimi i turizmit. Familjarët konsumuan rreth 10% më shumë energji, duke arritur në 779.792 MWh, ndërsa bizneset dhe industria shënuan një rënie prej 3%.
Rritja e konsumit ka shtuar importet, të cilat arritën 725 GWh, ndërsa eksportet ranë me 4.1%. Përmirësimi i humbjeve në rrjet vijoi, duke rënë në 17.3% nga 18% që ishte një vit më parë.
PRODHIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE
(Burimi: INSTAT)
Tr.2 2024 1.84 mln Mwh
Tr.2 2025 1.75 mln Mwh
BURIMET E PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE (MwH)
(Burimi: INSTAT)
2024 2025
Hidrocentrale 1.716.100 1.468.498
Publike 821.173 703.959
Prodhues privatë 894.927 764.538
Fotovoltaikët 125 288
KONSUMI I ENERGJISË (Mwh)
(Burimi: INSTAT)
2024 2025
Familjarë 707.923 779.792
Jo Familjarë 767.416 744.730
