Ditën e Diel vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta deri mesatare kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje, jug – juglindje në orët e mesditës deri ato të pasdites. Në zonën e juglindjes vranësirat mesatare dhe hera-herës deri të dendura.
Reshje shiu me intensitet të ulët parashikohen përgjatë relieveve malore në lindje, jug – juglindje kryesisht në orët e mesditës e pasdite e në mënyrë të izoluar shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.
Valëzim në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Top Channel