Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u ka bërë thirrje qytetarëve që duan të shkojnë në Greqi se nga nesër duhet të plotësojnë disa kushte.


“Risjellim në vëmendje që nesër nis kufizimi i ri nga pala greke duke vendosur kuota dhe kërkesa për formular dhe test negativ.


Qytetarët të mos paraqiten nesër në Kakavijë e Kapshticë pa formularin dhe testin negativ”, deklaroi Ministrja.


Kushtet që çdo qytetar duhet të plotësoje për të kaluar pikën doganore dhe për t’u futur në Greqi


– Testin negativ të COVID-19 (RT-PCR), i cili duhet të jetë kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publike apo private të certifikuara në Shqipëri. Ky rregull nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët nën 10 vjeç.
– Vërtetimin diagnozë të përkthyer në anglisht, në të cilin duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës/numri i kartës së identitetit të individit.
– Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF, me kodin QR (nga adresa elektronike https://travel.gov.gr).
– Testi i COVID-19 (RT-PCR) është i vlefshëm vetëm nga laboratorët e lincesuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilat mund t’i gjeni në faqen zyrtare.