Kryeministri Rama ka njoftuar se me datë 1 tetor hyn në fuqi marrëveshja për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se kjo marrëveshje do t’u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre. Rama shton se së shpejti kjo marrëveshje do ratifikohet edhe me Italinë.
Një ditë më parë, Rama, gjatë konferencës me ministrin e Jashtëm italian Antonio Tajani, theksoi se ka marrë premtimin se marrëveshja mes dy vendeve për pensionet do të finalizohet së shpejti.
Postimi i Ramës:
Në datën 1️ Tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës
Kjo marrëveshje do t’u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre
*Së shpejti edhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë.