Qeveria ka Kosovës vendosi mbrëmë që asnjë shtetas nuk do të kalojë kufirin pa pasur më parë një vërtetim analize se nuk janë të prekur nga Covid-19. Ky vendim shihej edhe si penalizim ndaj qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, të cilët duhet t’i nënshtroheshin kryerjes së tamponit 24 orë përpara se të kalonin doganën e Morinës.


Ky vendim duket se ka shqetësuar Tiranën zyrtare, e cila ka dërguar ambasadorin shqiptar Qemal Minxhozi të akohet me ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Armen Zemaj, me qëllimin për të sqaruar nëse kjo masë vlen edhe për qytetarët e Republikës së Shqipërisë


“Vendimi i Qeverisë së Kosovës është i bazuar në parimin e reciprocitetit. Si rrjedhojë, nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët tanë nga Lugina e Preshevës”, deklaron ministri Zemaj.


Postimi i plotë në Facebook


Sapo u takova me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi, të cilit i konfirmova se qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk u kërkohet testi për COVID-19.


Vendimi i Qeverisë së Kosovës është i bazuar në parimin e reciprocitetit. Si rrjedhojë, nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët tanë nga Lugina e Preshevës.


Bashkë me ambasadorin Minxhozi, u zotuam që do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve!