Fermerët shqiptarë në vitin 2024 punuan më tepër tokë, dhe fituan më pak, këtë realitet e tregojnë të dhënat e INSTAT.

Saktësisht perimet kanë regjistruar prodhimin prej 1.424.404 tonë më një rritje prej 2.9% krahasuar më një vit më parë, ku Tirana, Fieri dhe Berati shënohen si qarqet me prodhimin më të lartë.   Kurse Patatja shënoi rritje me 1,3 %. Gjithashtu fasulet dhe bimët medicinale shënuan vlera pozitive përkatësisht me 4,6 % dhe 7,7 %.

Ndërsa në sektorin e drufrutorëve, prodhimi i pemëve frutore arriti në 295.532 tonë, duke shënuar rritje prej 3,1 %, me Qarkun Korçë si kontribuuesin kryesor. Po ashtu kësaj here edhe ulliri prodhoi më tepër duke shënuar një rritje prej 24.6 %, por shitjet nuk qëndruan në të njëjtin trend.

Por këto të dhëna nga ana tjetër nuk sollën më tepër para në buxhetin e shtetit dhe as në xhepat e atyre që punuan tokën. Sepse në PBB që nga viti 2022 bujqësia vazhdon të shënojë vlera negative. Ku përgjatë tre mujorit të tretë të 2025 vlera e kontributit në ekonominë e vendit ishte me -1.73%.

Këto të dhëna tregojnë se prodhimi shqiptarë po vlerësohet më pak, edhe pse kërkesat e fermerëve për të rritur mënyrën e mbështetjes dhe për ti thënë stop abuzimit nga ana e grosistëve nuk kanë marrë formën e duhur.

Top Channel