Shqipëria do të karakterizohet sot nga kushte të qëndrueshme atmosferike, ku temperaturat maksimale për këtë të diel pritet të arrijnë deri në 27°C.
Temperaturat do të luhaten nga 13°C në vlerat minimale deri në 27 gradë Celsius në ato maksimale.
Kushtet atmosferike pritet të mbeten të qëndrueshme gjatë gjithë ditës.
Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, pa sjellë ndryshime të rëndësishme në kushtet atmosferike.
