Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.
Era do të fryjë nga drejtimi verilindje-veri me një shpejtësi mesatare prej 8 metra në sekondë.
Në zonat bregdetare dhe lugina shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 12 metra në sekondë, duke sjellë freski përgjatë vijës bregdetare.
Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi do të jetë i dobët, me forcë 1-2 ballë, duke siguruar kushte të favorshme për aktivitetet detare