Çmimi i naftës ka zbritur sërish në 212 lekë për litër, vetëm një ditë pasi ishte rritur në 218 lekë. Bordi i Transparencës vendosi këtë të shtunë kufijtë e rinj të çmimeve të karburanteve, të cilët hyjnë në fuqi nga ora 12:00 e 31 tetorit. Sipas vendimit, nafta do të shitet me pakicë jo më shumë se 212 lekë për litër, ndërsa çmimi me shumicë është përcaktuar në maksimum 200 lekë për litër.
Edhe benzina ka një kufi të ri. Çmimi me pakicë nuk duhet të kalojë 179 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë 167 lekë për litër.
