Invalidët do të kenë mundësi të përfitojnë pensionin e pjesshëm të invaliditetit edhe nëse do të jenë të punësuar apo të vetëpunësuar. Qeveria i ka dhënë dritën jeshile propozimeve të Institutit të Sigurimeve Shëndetësore të cilët kanë paraqitur relacionin me ndërhyrjet e nevojshme në ligjin “Për kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i Sigurimeve Shoqërore dhe Sigurimi i Kujdesit Shëndetësor”, të vitit 2011.


Në relacionin e siguruar nga gazeta “Shqip”, e përcjellë nga ky institucion në Këshillin e Ministrave thuhet se “Në projektvendim është përcaktuar që të lejohet tërheqja e pensionit të pjesshëm të invaliditetit nga invalidët kur janë të punësuar ose të vetëpunësuar.


“Këta persona, kur punojnë si të punësuar apo të vetëpunësuar në sektorin privat e marrin pensionin mujor të caktuar pavarësisht nga shuma e të ardhurave mujore që realizojnë nga punësimi apo vetëpunësimi. 


Ndërsa, kur invalidët e pjesshëm punojnë në sektorin publik ose jo publik shtetëror, ata do ta marrin pensionin e invaliditetit sipas përcaktimeve nga KMCAP, pra duke marrë një rrogë sipas punës me orar të reduktuar, ose kur për shkak të sëmundjes punësohen me orar të plotë në një punë të lehtë, që paguhet më pak”, thuhet në relacion.


©Copyright Gazeta Shqip


Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.