Ditën e hënë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Ultësira Perëndimore do të dominohet nga kthjellime, ndërsa në zonat malore të lindjes dhe juglindjes do të shfaqen vranësira të pakta, të cilat gjatë orëve të mesditës herë pas here do të marrin karakter mesatar. Pas mesditës pritet shpërbërja graduale e vranësirave, duke rikthyer motin e kthjellët.
Në zonat malore të lindjes nuk përjashtohen reshje të dobëta dhe të izoluara shiu në formë pikash.
Era do të fryjë me drejtim mbizotërues veriperëndim–verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, herë pas here, era pritet të forcohet, duke arritur shpejtësi deri në 15 m/s.
Ja si do jenë temperaturat:


