
Antidepresantët, qetësuesit ndaj ngërçeve dhe shtesat e vitaminës D, janë vetëm disa nga ilaçet që shkencëtarët thonë se mund të luftojnë COVID-19.
Tashmë, disa nga këto ilaçe ekzistuese kanë dhënë rezultate shpresdhënëse. Dhe duke qenë se ato janë tashmë të autorizuar për të trajtuar sëmundje të tjera, do të përdoren menjëherë kundër COVID, nëse do të provohet se trajtimi funksionon pë të luftuar virusin.
Antidepresantët
Zakonisht përdoren për të trajtuar depresionin dhe ankthin. Dhe tani fluvoxamine, e quajtur si Luvox dhe Faverin, po arrin interesin si një mjet kundër Covid-19, me rezultatet e një studimi amerikan të botuar muajin e kaluar.
“Fluvoxamine parandaloi përkeqësimin klinik”, tha autori kryesor Dr Eric Lenze në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit për Contagion.
Colchicine
Colchicine po shihet si një trajtim i mundshëm për Covid-19, pasi është përdorur për ngërçet prej shekujsh.
Ngërçet, një lloj artriti që shkakton sulme të dhimbjes së papritur, të fortë të kyçeve, shpesh janë rezultat i konsumimit të pijeve alkoolike ose ushqimeve indulgjente.
Zakonisht njerëzit marrin një tabletë 500mg të colchicine, dy deri në katër herë në ditë.
Është zbuluar se kolikicina do të përfshihet në provën recovery, një nga provat më të mëdha klinike në botë të udhëhequr nga shkencëtarët britanikë.
Spraji për gripin
Një spraj që përdoret në hundë nga Boots që kushton vetëm 6 £ do të testohet nga Universiteti Sëansea për të parë nëse mund të ndalojë koronavirusin, u zbulua dje.
Trajtimi pa recetë, i quajtur Mbrojtja e Dyfishtë, përmban një përbërës të veçantë – i cili është një formë e algës së detit – për të zbutur simptomat e ftohjes dhe gripit.
Ekipi do të regjistrojë 480 punonjës shëndetësorë, duke përfshirë infermierë dhe mjekë në studimin e tyre.
Ekspertët më pas do të shikojnë se sa punëtorë kapën Covid-19 dhe nëse spraji i lirë pa recetë është parandalues.
Artriti
Tocilizumab, një ilaç anti-inflamator që u jepet zakonisht njerëzve me artrit reumatoid, ka treguar shenja të hershme të premtimit kundër Covid-19.
Pacientët që u dhanë tocilizumab ose një ilaç tjetër të së njëjtës kategori u zbulua se kishin 87 përqind më shumë të ngjarë të përmirësoheshin brenda 28 ditësh sesa pacientëve që nuk iu dha ilaçi.
Shtesat e vitaminës D
Shtesat e vitaminës D janë rritur në masë, pasi një numër studimesh kanë sugjeruar se një mungesë mund të rrisë rrezikun e simptomave të rënda të Covid-19.
Shumica e njerëzve duhet të jenë në gjendje të marrin vitaminë D të rregullt nga rrezet e diellit midis marsit dhe shtatorit, por shpesh nuk marrin mjaftueshëm gjatë muajve të dimrit.
Studimet kanë treguar një lidhje midis vendeve ku dielli shkëlqen më pak dhe të numrit të lartë të të vdekurve nga Covid-19.
Dhe pjesë të shumta të hulumtimeve kanë treguar se ata që përfundojnë të sëmurë rëndë me Covid-19 kanë më shumë gjasa të kenë mungesë të nivelit të mjaftueshëm të “vitaminës së diellit”.