Qeveria ka vendosur indeksimin e pagave për disa nga strukturat e vendit, duke përfshirë Gardën e Republikës, punonjësit e Policisë së Burgjeve, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe ata të sistemit të Shëndetësisë.
Kështu, pagat e punonjësve të Gardës do rriten me 2.5% të shumës, ashtu si dhe për efektivët e Burgjeve dhe efektivët e AMP-së. Nga ana tjetër, sa i përket sistemit të shëndetësisë, do të ketë shtesë 0.6% pas çdo viti pune për 10 vitet e para (1–10 vite), 0.8% pas çdo viti pune për 10 vitet e dyta dhe shtesë 1% pas çdo viti pune për 10 vitet e treta (21–30 vite). Kjo rritje do llogaritet mbi pagën e pozicionit.
Për mjekët e spitaleve në shërbimet e urgjencës, në shërbimet e reanimacionit, në shërbimet e hemodinamikës, në njësinë e aksidenteve cerebrale dhe për mjekët neonatë, është në masën 18 000 lekë në muaj.
Për punonjësit “infermier”, “teknik imazherie” dhe “teknik laboratori” të spitaleve në shërbimet e urgjencës, shërbimet e reanimacionit dhe shërbimet e hemodinamikës, njësinë e aksidenteve cerebrale, si dhe për punonjësit “mjek” dhe “infermier” në shërbimin e urgjencës mjekësore paraspitalore, në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, është në masën 12 000 lekë në muaj.
Rritje u miratua dhe për stafin mjekësor për kryerjen e shërbimit të rojës dhe të shërbimit të urgjencës, etj.
Vendimet e plota:
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.321, DATË 31.5.2023, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRAJTIMIN ME PAGË DHE SHTESA MBI PAGË TË PUNONJËSVE TË PERSONELIT TË AGJENCISË SË MBIKËQYRJES POLICORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, të pikave 1, shkronja “a”, dhe 3, të nenit 70, të ligjit nr.128/2021, “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”, dhe të shkronjës “h”, të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Lidhja nr.1 e vendimit nr.321, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të punonjësve të personelit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore”, të ndryshuar, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Vlerat e elementit “paga për funksion”, në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5% dhe i politikës së rritjes së pagave për funksionet organike me numra rendorë 1, 2 dhe 3 dhe rezultat i indeksimit në masën 2.5% për funksionet e tjera organike.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2026, përballohen nga buxheti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, të miratuara në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”.
Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2026.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.417, DATË 26.6.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E VLERAVE PËR SECILIN ELEMENT PËRBËRËS TË PAGËS BRUTO MUJORE TË PUNONJËSVE TË GARDËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, dhe të pikave 1, shkronja “a”, e 2, të nenit 48, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Lidhja nr.1, e vendimit nr.417, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e vlerave për secilin element përbërës të pagës bruto mujore të punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë”, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Vlerat e elementit “paga për gradë”, në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5% dhe i politikës së rritjes së pagave për punonjësit me gradën “Inspektor”, “Inspektor i dytë”, “Inspektor i parë” dhe “Nënkomisar” dhe rezultat i indeksimit në masën 2.5% për gradat e tjera.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2026, përballohen nga buxheti i Gardës së Republikës së Shqipërisë, i miratuar në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”.
Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2026.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.423, DATË 26.6.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E VLERAVE PËR SECILIN ELEMENT PËRBËRËS TË PAGËS BRUTO MUJORE, TË KOMPENSIMEVE TË TJERA FINANCIARE, QË PËRFITOJNË PUNONJËSIT E POLICISË SË BURGJEVE GJATË QËNDRIMIT NË PUNË, DHE PROCEDURAVE TË PËRFITIMIT TË KËTYRE KOMPENSIMEVE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.80/2020, “Për Policinë e Burgjeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Lidhja nr.1, e vendimit nr.423, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e vlerave për secilin element përbërës të pagës bruto mujore, të kompensimeve të tjera financiare, që përfitojnë punonjësit e Policisë së Burgjeve gjatë qëndrimit në punë, dhe procedurave të përfitimit të këtyre kompensimeve”, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Vlerat e elementit “paga për gradë”, në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5% dhe i politikës së rritjes së pagave për punonjësit me gradën “Inspektor” dhe “Kryeinspektor” dhe rezultat i indeksimit në masën 2.5% për gradat e tjera.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2026, përballohen nga buxheti i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, i miratuar në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”.
Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2026.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.424, DATË 26.6.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS SË PAGAVE, NIVELEVE TË PAGAVE E SHTESAVE MBI PAGË, KOMPENSIMEVE DHE TRAJTIMEVE TË TJERA FINANCIARE TË PUNONJËSVE TË SISTEMIT SHËNDETËSOR, NË INSTITUCIONET SHËNDETËSORE, NË SISTEMIN E MINISTRISË PËRGJEGJËSE PËR SHËNDETËSINË, NË STRUKTURAT SHËNDETËSORE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË BURGJEVE DHE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.424, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës së pagave, niveleve të pagave e shtesave mbi pagë, kompensimeve dhe trajtimeve të tjera financiare të punonjësve të sistemit shëndetësor, në institucionet shëndetësore, në sistemin e ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, në strukturat shëndetësore të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
A) Shkronja “c”, e pikave, 4.1, 4.2, 4.3, 14.1, 14.2 dhe 16.2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“c) Shtesa për vjetërsi në punë që jepet në masën:
0.6% pas çdo viti pune për 10 vitet e para (1–10 vite) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit;
Ii. 0.8% pas çdo viti pune për 10 vitet e dyta (11–20 vite) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit;
Iii. 1% pas çdo viti pune për 10 vitet e treta (21–30 vite) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit.”.
B) Pikat 17.1 dhe 17.2 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“17.1 Për mjekët e spitaleve në shërbimet e urgjencës, në shërbimet e reanimacionit, në shërbimet e hemodinamikës, në njësinë e aksidenteve cerebrale dhe për mjekët neonatë, është në masën 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj.”.
“17.2 Për punonjësit “infermier”, “teknik imazherie” dhe “teknik laboratori” të spitaleve në shërbimet e urgjencës, shërbimet e reanimacionit dhe shërbimet e hemodinamikës, njësinë e aksidenteve cerebrale, si dhe për punonjësit “mjek” dhe “infermier” në shërbimin e urgjencës mjekësore paraspitalore, në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, është në masën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë në muaj. ”.
C) Në pikën 17.5 bëhen shtesat e mëposhtme:
Në shkronjën “a”, pas fjalës “… Pukë …” shtohet “… Fushë-Arës …”;
Ii. Në shkronjën “b”, pas fjalës “… Librazhd …” shtohet “… Përrenjas …”.
Ç) Pika 19 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“19. Mjekët dhe punonjësit e personelit teknik të shkencave mjekësore të institucioneve të sistemit të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, si dhe mjekët, civilë e ushtarakë, të strukturave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për kryerjen e shërbimit të rojës dhe të shërbimit të urgjencës përfitojnë një shtesë, si më poshtë vijon:”.
D) Shkronja “b”, e pikës 19.1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) për shërbimin e urgjencës së spitalit, që është organizuar dhe funksionon si i tillë, si dhe për shërbimin e urgjencës në qendrat shëndetësore të kujdesit parësor, që ofrojnë shërbim të pandërprerë për kohën që kryejnë shërbimin e urgjencës, masa e shtesës përcaktohet, si më poshtë vijon:
Në ditët e zakonshme Në ditët e shtuna Në ditët e diela dhe të festave zyrtare
Për sistemin 24 orë 2 700 lekë 2 900 lekë 3 200 lekë
Për sistemin 16 orë 2 400 lekë 2 700 lekë 2 900 lekë
Për sistemin 12 orë 2 200 lekë 2 400 lekë 2 700 lekë
Dh)Shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 19.2, ndryshohen, si më poshtë vijon:
“a) për shërbimin e urgjencës së spitalit, si dhe për shërbimin e urgjencës në qendrat shëndetësore të kujdesit parësor, që ofrojnë shërbim të pandërprerë për kohën që kryejnë shërbimin e urgjencës, u jepet një shtesë, në masën:
Në ditët e zakonshmenë ditët e shtunanë ditët e diela dhe të festave zyrtare
Për sistemin 24 orë 2 000 lekë 2 500 lekë 3 000 lekë
Për sistemin 16 orë 1 700 lekë 2 000 lekë 2 600 lekë
Për sistemin 12 orë 1 400 lekë 1 700 lekë 2 000 lekë
“b) për rastet kur, me kërkesë të institucionit dhe miratim të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë e të ministrisë përgjegjëse për mbrojtjen, punonjësve “teknik laboratori” të spitaleve, që kryejnë shërbim 24 orë, u jepet një shtesë mbi pagë, si më poshtë vijon:
Për ditë të zakonshme 2 000 lekë
Për ditët e shtuna 2 500 lekë
Për ditët e diela dhe festa 3 000 lekë
E) Pika 22 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“22. Punonjësit e personelit “mjek” dhe “teknik të shkencave mjekësore”, të cilët punojnë në institucionet shëndetësore, larg vendbanimit të tyre, marrin një kompensim mujor, në masën, si më poshtë vijon:”.
Ë) Fjalia hyrëse, e pikës 22.1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Për personelin “mjek” dhe “teknik të shkencave mjekësore” në qendrat shëndetësore të shërbimit parësor:”.
F) Pika 23 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“23. Titullarët e institucioneve, në varësi të ministrit për çështjet e shëndetësisë, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi, me qëllim realizimin me efektivitet dhe eficiencë të misionit dhe objektivave të institucionit që drejtojnë, kanë të drejtë që për të marrë këshillimin e duhur për çështje specifike të kenë këshilltarë të jashtëm, me shtetësi shqiptare apo të huaj. Kontraktimi i këshilltarëve të jashtëm bëhet pas miratimit të ministrit përgjegjës për shëndetësinë. Pagesa e këshilltarëve të jashtëm bëhet nga llogaria ekonomike, e përcaktuar sipas udhëzimit përkatës të zbatimit të buxhetit të ministrit përgjegjës për financat dhe përcaktohet nga titullari përkatës, në masën deri në 112 750 (njëqind e dymbëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) lekë në muaj.
Numri i këshilltarëve të jashtëm, që mund të kontraktojnë titullarët e institucioneve në varësi të ministrit për çështjet e shëndetësisë, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi, nuk duhet të jetë më i madh se 3 (tre).”.
G) Lidhjet nr.1, nr.2, nr.3, nr.4, nr.7, nr.9, nr.10 dhe nr.11 zëvendësohen me lidhjet me të njëjtët numra dhe tituj, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
Vlerat e elementit “pagë për pozicion” apo “paga bazë mujore e pozicionit të punës”:
A) për pozicionet me numrat rendorë 19, 20 dhe 21, të lidhjes nr.1, pozicionet me numrin rendor 9, të kreut I, dhe numrin rendor 6, të kreut II, të lidhjes nr.2, pozicionet me numrat rendorë 15, 16 dhe 17, të lidhjes nr.3, pozicionet me numrin rendor 8, të kreut I, dhe numrin rendor 9, të kreut VII, të lidhjes nr.4, pozicionet me numrin rendor 3, të kreut I dhe numrin rendor 4, të kreut II, të lidhjes nr.7, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5% dhe i politikës së rritjes së pagave;
B) për pozicionet e tjera në lidhjet nr.1, nr.2, nr.3, nr.4, nr.7, nr.9 dhe 10, të këtij vendimi, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5%.
Vlerat e shpërblimit mujor, të përcaktuar në lidhjen nr.11, për punonjësit e personelit të caktuar nga pala turke në Spitalin Rajonal “Memorial” Fier, si dhe në pozicionet “Menaxher spitalor në spitalet universitare e rajonale” janë rezultat i rregullimit të masës së këtij shpërblimi, për shkak të indeksimit të vlerës së elementit “paga e pozicionit” për pozicionet përkatëse ku aktualisht janë të punësuar këta punonjës, si dhe për shkak të ndryshimeve të kursit të këmbimit valutor.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2026, përballohen nga buxheti i miratuar për secilin nga institucionet, pjesë e fushës së veprimit të tij, të miratuara në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”.
Ngarkohen institucionet, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi, për zbatimin e tij.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2026.


