Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e djeshme se Qeveria ka përgatitur një “pako” me vlerë 8 miliardë lekë, e cila do ju shpërndahet 1 milionë qytetarëve.

Sipas Ramës, kategoritë që do të përfitojnë janë pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike, kryefamiljaret gra me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara si dhe punonjësit e shtetit.

Tashmë, është bërë publike dhe shuma që secila kategori do të përfitojë.

Kështu, rreth 695 mijë pensionistë do të përfitojë 8000 lekë (të reja)m në ditët e para të janarit. 71 000 persona me aftësi të kufizuara do të përfitojnë po ashtu 8000 lekë shpërblim për fundvit.

Edhe familjet me ndihmë ekonomike do të përfitojnë po ashtu 8000 lekë (të reja) shtesë në shumën e tyre të asistencës, në ditët e para të janarit.

Ndryshim ka për gratë kryefamiljare, të cilat do të përfitojnë 20 000 lekë (të reja) shpërblim. Nga ana tjetër, punonjësit e policisë, do të përfitojnë 10 000 lekë shpërblim. 

Zjarrfikësit do të pëtfitojnë 20 000 lekë shpërblim, e sipas Ramës në 2023, do të përfitojnë dhe rritje të pagës me 15%.