Sot (e shtunë) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet e dobëta të shiut parashikohen të bëhen prezente prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje dhe në jug të territorit. Në mbrëmje ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 18 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Njihuni me "surprizat" e motit për këtë të