Zvicra po kërkon urgjentisht punëtorë të huaj, pasi vendi po përballet me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore që prej vitit 2020.
Spitalet, hotelet, inxhinieria dhe sektori i teknologjisë janë më të goditurit, dhe autoritetet paralajmërojnë se situata do të përkeqësohet në muajt e ardhshëm.
Qeveria zvicerane synon të punësojë rreth 85.000 persona nga jashtë, me paga që nisin nga 3.500 euro e shkojnë deri në 6.500 euro në muaj, sipas profesionit dhe eksperiencës.
Sektorët që kërkojnë më shumë staf janë:
– shëndetësia (mjekë, infermierë, teknikë)
– turizëm dhe hoteleri
– IT, teknologji dhe inxhinieri
– restorante, shitje dhe shërbime
– arsim dhe punonjës shtëpiakë
Në disa profesione, kërkesa është e menjëhershme, sidomos në shëndetësi, ku një në katër mjekë është mbi 60 vjeç dhe pritet valë e madhe largimesh.
Një nga mënyrat më të shpejta për të aplikuar është përmes agjencive zvicerane të burimeve njerëzore.
Avantazh të madh kanë kandidatët që flasin gjermanisht ose italisht.
