Pak ditë më parë, një 31-vjeçare humbi jetën në Tiranë për shkak të mbidozës së lëndëve narkotike.

E reja me iniciale G.H u gjet e pajetë në një pallat të pabanuar në zonën e Bajram Currit në kryeqytet.

Ky pallat që u dëmtua gjatë tërmetit të vitit 2019, është braktisur nga banorët por kthyer në një strehëz për përdoruesit e drogave.

Por edhe pse një 31-vjeçare humbi jetën në këtë pallat për shkak të mbidozës, përdoruesit e lëndëve narkotike nuk heqin dorë dhe vazhdojnë sërish të konsumojnë lëndë narkotike.

Madje tani, sipas banorëve, këta përdorues droge që nuk i tremben askujt kanë vendosur një batanije në dritare për të mos u dukur dhe vazhduar të qetë “aktivitetin” e tyre.

Banorët kërkojnë masa të menjëhershme për këtë problem.

Ata kërkojnë që pallati i pabanuar të shembet sa më parë pasi është kthyer në një godinë të frikshme dhe vend mbeturinash.