
Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, Radiologu në Spitalin Rajonal të Prizrenit, Sylejman Krasniqi, ka zbuluar pamjet e mushkërive të pacientëve me pneumoni virale.
Në shkrimin e tij, Krasniqi shprehet se virusi Covid-19 ekziston dhe se situata nuk është e mirë. “Për te gjithë ata që maskat i kane veç si dekorim, për ata që distancën sociale e kanë diçka të huaj dhe për të gjithë ata që nuk i respektojnë këshillat e institucioneve relevante Shëndetësore, këto imazhe le të ju shërbejnë që ta kuptoni se megjithatë virus ka, pandemi ka dhe situata nuk është e mirë”, ka shkruar Krasniqi.
Radiologu shton se përgjegjësia e secilit nga ne është individuale. Ndërkohë sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri i rasteve aktive ka shkuar në 2 mijë e 995. Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka arritur në 6 mijë e 917 që nga 13 marsi kur u konfirmuan rastet e para.
Kurse deri më tani, 169 persona e kanë humbur betejën me COVID-19 në Kosovë. Imazhet e mushkërive me pneumoni virale.



