Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të qarkullimit anticiklonar si dhe masave ajrore jugperëndimore.

Moti do të jetë i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve me diell (jo shumë e zakonshme për periudhën në të cilën jemi) si dhe alternime vranësirash, të cilat do të jenë të përqendruara kryesisht në relievet malore të vendit.

Temperaturat maksimale për ditën e sotme do të jenë 27 gradë celsius ndërsa ato minimalet deri në 6 gradë celsius.