Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare nga orët e mesditës deri pasdite përgjatë relieveve malore.

Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe të karakterit lokal në orët e mesditës deri pasdite me kryesisht përgjatë relieveve malore në jug e lindje të vendit. Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1- 3 ballë.