Kjo javë ka nisur me mot të kthjellët, pas një jave me reshje shiu.
Temperaturat vijojnë të mbeten të ulëta, teksa këtë mëngjes kanë shënuar -3 gradë Celsius. Gjatë ditës temperaturat pritet të arrijnë deri në 15 gradë Celsius, me një rritje minimaliste nga një ditë më parë.
Era do të fryjë me shpejtësinë deri në 45 km/h, duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.



