Pasditen e sotme dhe nesër priten reshje mesatare në qarqet Lezhë, Dibër dhe Vlorë, ndërsa reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në të gjitha qarqet e tjera, sipas Institutit të Gjeoshkencave.
Në qarqet Lezhë, Dibër dhe Vlorë, reshjet priten të shoqërohen edhe me shtrëngata. Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 16 °C
në vendet e ulëta: 9 / 17 °C
në vendet malore: 3 / 13 °C
Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.