
Pas protestave në mbarë vendin, çmimi i naftës është ulur deri në 223 lekë thuajse në të gjitha pikat e kaburantit.
Kjo është rënie kjo e konsiderueshme duke marrë parasysh që vetëm pak ditë më parë, pa nisur protestat në vend, çmimi shkoi deri gati 300 lekë të reja.
I vetmi produkt që nuk ka ndryshim në çmim është gazi që ende shitet me 0.90 lekë. Mirëpo pritet që të ketë sërish ulje pas mbledhjes së Ramës me furnizuesit e naftës.
Diezel 223 leke
Benzine 95 223 leke
Benz.100 ok 245 leke
Gazi nuk ndryshon.
Qeveria nga ana e saj ka njoftuar ngritjen e një bordi të posaçëm që do të kryejë monitorime dhe do të marrë masa për moslejimin e abuzimeve me çmimin e karburanteve.