Qeveria ka marrë vendimin që të shpërndajë bonus për pensionistët në fund të vitit.
Deklarata u bë nga ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë prezantimit të buxhetit në Komisionin e Ligjeve. Malaj deklaroi se pensionistët që kanë pension deri në 20 mijë lekë do të marrin 15 mijë lekë, ndërkohë, kush ka pension mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus fundviti 10 mijë lekë.
“Kush ka pension deri në 20 mijë lekë do të marrë 15 mijë lekë, dhe kush ka pension mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus fundviti 10 mijë lekë. Kemi alokuar në skemën e pensioneve rreth 7.6 miliardë lekë. Nga këto, 1.7 miliard lekë shtojnë llogarisë speciale të pensioneve dhe 5.9 miliardë lekë rrisni fondin e dedikuar për bonusin e fundvitit për rreth 750 mijë pensionistë. Kjo shtesë që buron nga rritja e kontributeve të skemës e çon në 9. 7 miliardë lekë nivelin e fondeve për bonusin e fund vitit.”- tha ai.



