Qeveria shpalli në mbledhjen e saj të fundit 11 zona të reja me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore duke orientuar që turizmi, pjesa industriale dhe ekonomike të kenë orientim të qartë.

Të parashikuara në katër vendime të veçanta sipas bashkive përkatëse jepen edhe detajet për zonat dhe sipërfaqet që përfshihen.

Të parat janë zonat në Bashkinë Belsh ku përfshihen të paktën pesë zona.

  • a) Zona nr.1, njësia administrative Belsh, fshati Qafshkallë, me sipërfaqe 126.4 ha.
  • b) Zona nr.2, njësia administrative Belsh, fshati Gradishtë, me sipërfaqe 1.49 ha.
  • c) Zona nr.3, njësia administrative Belsh, fshati Seferan-Hysë, me sipërfaqe 68 ha.
  • ç) Zona nr.4, njësia administrative Rrasë, fshati Shegas, me sipërfaqe 69.8ha.
  • d) Zona nr.5, njësia administrative Fierzë, fshati Fierzë, me sipërfaqe 143.9 ha.

Së dyti është Bashkia Elbasan për të cilën janë propozuar katër zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore.

  • a) Zona nr.1, njësia administrative Funar, me sipërfaqe 1 439, 89 ha.
  • b) Zona nr.2, njësia administrative Gjinar, me sipërfaqe 1 047, 74 ha.
  • c) Zona nr.3, njësia administrative Tregan, me sipërfaqe 398,1 ha.
  • ç) Zona nr.4, njësia administrative Shushicë, me sipërfaqe 705,96 ha.

Për Bashkinë Përmet është vetëm një “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” konkretisht nr.1, njësia administrative Çarçovë, fshatrat Kanikol dhe Draçovë, me sipërfaqe 2.04 km².

E njëjta gjë vlen edhe për Bashkinë Skrapar ku ka vetëm një zonë të shpallur, ajo nr.1, Helmës-Staraveckë, njësia administrative Potom, me sipërfaqe 258 ha./Monitor