Që nga mëngjesi e deri tani janë rreth 30 mijë qytetarë të Kosovës, që kanë hyrë nëpërmjet kufirit në Shqipëri, ku kanë zgjedhur për ta kaluar një fundjavë apo edhe më shumë ditë.


Sipas burimeve të KosovaPress-it, deri në këtë moment janë afër 8 mijë vetura që kanë hynë në Shqipëri, shumica e të cilëve janë fokusuar drejt bregdetit shqiptar në Durrës, Vlorë e Sarandë.


Gushti shënon dhe nisjen e sezonit të pushimeve, ndaj dhe këtë vit shpresa e vetme e Shqipërisë për rimëkëmbjen ekonomike në këto pandemie është rritja e të ardhurave nga turizmi. Shqipëria është me sy nga Kosova, për turizmin patriotik.