Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare përgjatë relieveve malore të vendit në orët e mesditës deri ato të pasdites.

Zonat bregdetare mbeten ideale për plazh, me temperatura deri në 36 gradë, ndërsa në disa qytete, si Tirana apo Elbasani termometri do të shënojë 40 dhe 41 gradë.

Ndërkohë priten reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore të vendit në mesditë deri pasdite.

Në relievet e larta malore kryesisht në veri dhe në lindje reshjet në formën e shtrëngatave në periudha tepër afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzim në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.