Moti pritet të jetë me vranësira mesatare e të dendura si dhe intervale kthjellimi kryesisht përgjatë vijës bregdetare e pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Në relievet malore në lartësitë mbi 600-700m reshje bore me intensitet të ulët ndërsa në Alpe e male me intensitet deri mesatar si dhe rënie të temperaturave.

Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 16 gradë celsius ndërsa ato minimalet do të bien në -4 gradë celsius.