Shqipëria do të karakterizohet nga kushte përgjithësisht të qëndrueshme atmosferike. Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, reshje lokale të dobëta priten vetëm në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Elbasan.
Në qarqet e tjera të vendit nuk parashikohen reshje, duke favorizuar mot kryesisht të kthjellët dhe me alternime vranësirash kalimtare.
Sa i përket temperaturave, ato do të mbeten në vlera tipike për fillimin e sezonit veror. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të jenë:
Në zonat bregdetare: nga 19°C deri në 30°C.
Në vendet e ulëta: nga 17°C deri në 31°C.
Në zonat malore: nga 12°C deri në 28°C.
Ndërkohë, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë gjithë ditës.
