Ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. 

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në jug në orët e mesditës. 

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 7-15 m/s. 

Deti do të jetë i valëzuar, me forcë 1-3 ballë.