Ditën e sotme parashikohet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell, pa përjeshtuar kalime të pakta  të vranësirave  të larta transparente kryesisht nga orët e mesditës në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/s.

Valëzimi në dete do të shkojë nga 1 deri në 2 ballë.

Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 38 gradë Celsius.