Me nisjen e vitit 2026 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, si dhe vitet e vjetërsisë në punë për të dy gjinitë, sipas ndryshimeve që hynë në fuqi në janar të vitit 2015.
Reforma e ndërmarrë 10 vite më parë parashikoi një rritje graduale e moshës dhe vjetërsisë në punë, çka lidhet direkt me masën e pensionit.
Konkretisht nga 61 vjeç e 10 muaj në 2025 nga ky vit I ri gratë do të dalin në pension pasi të mbushin 62 vjeç, kurse për burrat do të vazhdojë të jetë 65 vjeç. Për të dyja gjinitë rriten edhe vitet e punës për të marrë pension të plotë nga 38 vite e 8 muaj në 39 vite punë.(grafik)
“Aktualisht në Shqipëri janë rreth 750 mijë pensionistë, pjesa dërrmuese janë të pakënaqur me vlerën që marrin në fund të muajit, pasi gati 55% e pensioneve në vend janë të pjesshme, për mungesë të viteve të punës”, shprehet Romina Radonshiqi, eksperte ekonomie.
Me fillimin e vitit 2026 hyn në fuqi dhe vendimi qeverisë për rritjen e pensioneve nëpërmjet bonuseve mujore. Konkretisht 1,800 lekë në muaj për pensionet urbane me vite të plota pune, 800 lekë/muaj për pensionet urbane të pjesshme dhe 1000 lekë në muaj për pensionet rurale. 700 lekë për pensionet familjare dhe 600 elkë për pensionet e invaliditetit.)
“Por gjithsesi dhënia e bonuseve mujore duke nisur nga janari që vjen nuk rrit bazën e pensionit, pasi indeksimi edhe në tetor të 2026-ës do të bëhet mbi pensionin bazë dhe jo mbi bonusin. Një skemë e tillë sipas qeverisë do të përdoret deri në fund të këtij derisa pensionet të arrijnë në minimal në 200 euro dhe mestar në 400 euro”, shton ekspertja e ekonomisë.
Ndërsa viti 2026 sapo ka nisur ministria e financiar lajmëron se brenda këtij viti pritet reformimi i skemës së pensioneve me synim rritjen e qëndrueshmërisë dhe përfitimit. Autoritete thonë se rezultatet e para do të ndihen gradualisht duke vendosur bazat për një sistem më të drejtë e të sigurt për pensionistët e sotëm dhe të ardhshëm.
MOSHA E DALJES NË PENSION
GRATË BURRAT
2025 61 vjec e 10 muaj 65 vjec
2026 62 vjec 65 vjec
RRITJA QË DO TË PËSOJNË PENSIONET NË VITIN 2026
Urban i plotë 1800 lekë
Urban i pjesshëm 800 lekë
Rural 1000 lekë
Familjare 700 lekë
Invaliditeti 600 lekë
Top Channel
