Shoqatat e transportit publik paralajmërojnë se për shkak të rritjes së çmimit të naftës, linjat e transportit qytetas dhe ndërqytetës do të pësojnë ndryshime që do të prekin drejtpërdrejt qytetarët.

“Shteti duhet të ndërhyjë, të ulë taksat, ose të rrisë çmimin e biletës, ose të kompensojë operatorët”, thanë përfaqësuesit e shoqatave në një komunikim për mediat.

Sipas tyre, në pamundësi financiare për të blerë karburant, do të pakësohet numri i autobusëve në qarkullim, çka do të thotë më shumë vonesa në transport. “Ne kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve. Në rast se reduktohet flota, kjo vjen nga mosreagimi i institucioneve”, thanë ata.