Shqipëria po përjeton një transformim për sa i përket pagesave online në vend duke synuar rritjen e tyre dhe uljen e informalitetit.
Këto ishin disa nga diskutimet që zhvilloi Banka e Shqipërisë në një aktivitet me Ministrinë e Financave.
Zëvendësguvernatorja Luljeta Minxhozi theksoi se operacioni i pagesave SEPA, është një hap historik për sistemin financiar, duke ulur kostot dhe rritur shpejtësinë e transfertave në euro për qytetarët dhe bizneset.
Në fokus ishte dhe nisma “Cashless Albania”, ku sipas Bankës së Shqipërisë , synohet reduktimi i parasë cash për më shumë transparencë në pagesa.
