Ditën e hënë moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, me orë të gjata me diell në të gjithë territorin.
Temperaturat do të variojnë nga 18 gradë celsius vlera minimale, në 39 gradë Celsius vlera maksimale.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 6m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 11m/s
Valëzimi në det do të jetë forcës 1 deri në 2 ballë.


