Gazetari Granit Sokolaj ka bërë ditën e sotme publike disa nga denoncimet e ardhura në qendrën ALERT nga konsumatorë të ndryshëm për produkte si sapun të lëngshëm apo edhe qumësht kutie.
Gazetari ka treguar se në paketimet e këtyre produketeve gjen përshkrime të pakuptueshme deri tek më të rrezikshmet.
“Sapuni i lëngshëm që mund të pihet.
Dy nga produktet e tjera janë qumësht, produket importi dhe janë probleme nga produket shtazore.
Ato janë të sjella nga konsumator që i kanë sjellë në formë denoncimi.
Në një rast thotë qumësht i qëndrueshëm edhe pse i shkruar me gabimi ortografike. Po çfarë do të thotë i qëndrueshme?
Ky qumësht vjen nga Kroaci apo nga Sllovenia nuk e di, produkte të importuara por janë me etiketë në shqip.
Është fatkeqësi me vërtetë sepse askush nuk e kupton se çfarë do të thotë qumësht I qëndrueshmë, tjetri thotë qumësht jetëshkurtër.”- tha gazetari.