Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit, teksa nga 1,429 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 102 qytetarë.

Po ashtu, Ministria raporton se një qytetar  74-vjeçar nga Berati ka humbur jetën, ndërsa në spitalet Covid po marrin ndihmë 44 pacientë, 9 nga të cilët janë në gjendje në të rëndë.

Njoftimi i Ministrisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,429 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 102 qytetarë, në këto bashki:

38 në Tiranë, 8 në Fier, 5 në Berat, 4 në Vlorë, Devilnë, Sarandë, Elbasan, 3 në Vau i Dejës, Mirditë, Kamëz, Lushnje, Gjirokastër, 2 në Kukës, Tropojë, Kavajë, Patos, Prrenjas, 1 në Lezhë, Krujë, Mallakastër, Dropull, Përmet, Korç, Maliq, Pogradec, Devoll, Dimal.

Janë 1,570 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv; një qytetare nga Berati 74- vjeç.

Janë shëruar 125 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,083 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (05 Mars 2022)

Raste të reja ditore          102

Të shëruar në 24 orë        125

Të shtruar në spitale         44

Humbje jete në 24 orë        1

Testime ditore                 1,429

Testime totale               1,750,981

Raste pozitive                 272,132

Raste të shëruara           267,083

Raste Aktive                       1,570

Humbje jete                         3,479

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              446

Fier                   277

Elbasan           125

Lezhë               188

Vlorë                109

Kukës              107

Berat                101

Shkodër            90

Gjirokastër       60

Korçë                43

Durrës               19

Dibër                  5