Shiu nuk do zgjasë, pasi fundjava me diell dhe temperatura 27-28 gradë Gjatë një interviste televizive, sinoptikani Elvi Jahaj ka treguar se si pritet të jetë moti gjatë fundjavës dhe ditëve të para të javës së ardhshme. 

Ai ka deklaruar se vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira dhe reshje shiu, ndërsa në disa zona nuk do të mungojnë as shtrëngatat. Gjatë pasdites pritet përmirësim gradual i motit, ndërsa në zona të caktuara mund të ketë edhe vranësira.

Në fundjavën parashikohen kushte më të qëndrueshme atmosferike, ku moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të herëpashershme. Fillimi i javës pritet të karakterizohet nga një situatë e qëndrueshme atmosferike.

Sa i përket temperaturave, gjatë mëngjesit vlerat minimale pritet të luhaten rreth 10-14°C, ndërsa gjatë mesditës temperaturat do të ngjiten deri në 27-28°C. Era pritet të jetë kryesisht e lehtë, me shpejtësi rreth 4-5 m/s.