Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO), periudha janar–gusht 2025 ka qenë mesatarisht 1.42°C më e ngrohtë se nivelet paraindustriale, duke e bërë këtë vit potencialisht të dytin ose të tretin më të nxehtë ndonjëherë.

Kjo ndodh ndërsa udhëheqësit botërorë mblidhen në Belem të Brazilit për bisedimet e klimës, ku marrin pjesë Kryeministri britanik Keir Starmer, Princi William, dhe Presidenti brazilian Lula da Silva.

Raporti thekson se qëllimi i Marrëveshjes së Parisit për ta kufizuar ngrohjen globale nën 1.5°C është tashmë gati i paarritshëm pa e tejkaluar përkohësisht këtë nivel.

Pasojat janë të dukshme: Britania pati verën më të nxehtë në histori, Pakistani përjetoi përmbytje masive që detyruan evakuimin e 2 milionë njerëzve, Amazona po përballet me zjarre të rralla më parë për shkak të thatësirës ekstreme.

Udhëheqësja e Ishujve Marshall paralajmëroi se shkatërrimi i koraleve është tashmë pothuajse i pashmangshëm, ndërsa WMO thekson se ende është e mundur dhe jetike ta ulim temperaturën në 1.5°C.

Sipas Greenpeace, ky objektiv nuk është thjesht një numër, por një “vijë shpëtimi” për komunitetet e Paqësorit dhe vendet më të prekshme nga kriza klimatike.