Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, ndërsa moti do të jetë përgjithësisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me alternime vranësirash mesatare dhe herë pas here të dendura, kryesisht në zonat kodrinore dhe malore të territorit.
Në relievet kodrinore-malore në lindje të vendit, vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, kryesisht nga orët e mesditës deri në pasdite. Sa i përket temperaturave, vlerat më të larta pritet të regjistrohen në Elbasan, Berat, Fier dhe Sarandë, ku termometri do të ngjitet deri në 38°C. Në Tiranë, temperatura maksimale parashikohet të arrijë në 37°C. Një tjetër element që duhet pasur parasysh është prezenca e lartë e grimcave të pluhurit dhe rërës në ajër, çka mund të ndikojë në cilësinë e ajrit dhe dukshmëri.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 3 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era do të jetë herë pas here më e fortë, duke arritur shpejtësi deri në 7 m/s. Në det pritet valëzim i forcës 1-2 ballë, duke mbajtur përgjithësisht kushte të qeta për lundrim.
