Shqipëria ashtu si vendet e tjera në rajon është përfshirë nga i nxehti ekstrem.
Temperaturat e larta kanë mbizotëruar në vend, ku ditën e sotme termometri shënoi 44 gradë Celcius në Berat. Matja është konfirmuar nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
SHMU shkruan se në se Tiranë dhe në Elbasan regjistroi vlerën e 43 gradë. Ndryshe nga dita e sotme, nesër priten ulje të temperaturave ku termometri në mesditë nuk pritet ti kalojë 38 gradë celsius.