167 milionë euro janë transferuar në Fondin e Veçantë të Pensioneve që është hapur pranë Bankës së Shqipërisë.Ministria e Financave njofton se të gjitha fondet buxhetore që nuk u shpenzuan nga ministritë dhe institucionet publike gjatë vitit 2025 tashmë janë transferuar në Fondin e Veçantë të Pensioneve.

Shuma e depozituar në Llogarinë Speciale pranë Bankës së Shqipërisë synon të forcojë stabilitetin financiar të skemës publike të pensioneve duke ulur deficitin që ka kjo skemë. Transferimi i këtyre fondeve do të përdoret për të përmirësuar sistemin e pensioneve në vend. Prej kohësh institucionet në vend kanë njoftuar hartimin e një reforme të Pensioneve me qëllim ndërtimin e një sistemi më të drejtë, më të qëndrueshëm dhe më të besueshëm për çdo qytetar.