Reshje shiu dhe bore parashikohet të përfshijnë vendin në fundjavë.  Borë pritet në verilindje, në  lartësitë mbi 1 mijë metra mbi nivelin e detit ndërsa reshje shiu deri intensive shoqëruar me shtrëngata  parashikohen  në pesë qarqe.

“Shkodra, Lezha, Durrësi, Vlora dhe Gjirokastra reshjet presim të jenë mesatare dhe lokalisht shkojnë në intensive  të shoqëruar me shtrëngata. Ndërsa në pjesën tjetër  të qarqeve presim që reshjet të jenë mesatare. Problematika nga intensiteti i shtuar i reshjeve mund të shfaqen në dy Qarqet e jugut në Vlorë dhe Gjirokastër. Intensitet më i shtuar sot dhe nesër, të dielën reshje te dobëta”

Temperaturat  parashikohet të bien gradualisht duke nisur nga e shtuna ndërsa era pritet të jetë mesatare deri  intensive në bregdet  ku do të gjenerojë dhe dallgëzim në det.

“Presim që gjatë ditës së nesërme të kemi një rënie prej dy gradë dhe do jetë e diela që do shënojë rënie tjetër  me 2 grade në temp natës… “

Temperaturat parashikohet të qëndrojnë në të njëjtat vlera edhe javën që vjen.  Ndërsa reshjet pritet të largohen  nga i gjithë territori  pasditen e të martës kur sipas meteorologët do të  mbizotërojë mot i kthjellët.