Turistet e huaj kanë shpenzuar 2.38 miliardë euro në Shqipëri gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti.

Shifra është rreth 282 milionë euro më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, shpenzimet e të huajve janë rritur me rreth 13.4% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.

Vetëm gjatë tremujorit të dytë, pra në muajt prill, maj dhe qershor, të huajt kanë shpenzuar në vend rreth 1.38 miliardë euro.

Një vit më parë, për të njëjtën periudhë, shpenzimet ishin rreth 1.22 miliardë euro. Pra, në tre muaj, në ekonominë shqiptare janë injektuar rreth 160 milionë euro më shumë nga turistët dhe vizitorët e huaj.

Por rritja e të ardhurave nga turizmi shoqërohet edhe me një numër më të madh vizitorësh.

Deri në fund të korrikut, Shqipëria ka pritur rreth 7 milionë turistë të huaj.

Fluksi i lartë i turistëve po sjell më shumë të ardhura për bizneset që lidhen drejtpërdrejt me turizmin, si hotelet, restorantet, transporti dhe shërbimet e tjera.

Të dhënat tregojnë se turistët nuk po vijnë vetëm në një numër më të madh, por po shpenzojnë edhe më shumë gjatë qëndrimit të tyre në vend.